|
Pas
zbardhjes sė bisedės sė ambasadorit me njė biznesmen,
MPJ-ja nis kontrollin pėr fondet e ambasadės nė Uashington
Skandali, nis hetimi pėr
ambasadorin
Ministria e Jashtme:
Kemi kėrkuar kthimin e menjėhershėm tė ambasadorit dhe dhėnien
e shpjegimeve
Darina Tanushi

TIRANĖ Ministria jonė e Punėve
tė Jashtme ka ngritur dje urgjentisht njė grup pune, i cili
do tė hetojė nė lidhje me kasetėn, ku ėshtė pėrgjuar
ambasadori ynė nė Uashington, Fatos Tarifa, me njė
biznesmen me origjinė nga Korēa, duke bėrė pazare pėr pėrfitime
fondesh publike nga disa punime qė firma e biznesmenit do tė
kryente nė ambasadėn tonė nė Uashington. Biseda e bėrė
publike dje nga revista Klan, ka shkaktuar tronditje dhe
nė Ministrinė e Jashtme. Pas njė mbledhjeje tė gjatė, dje
nė mbrėmje ambasadorit Tarifa i ėshtė kėrkuar tė kthehet
menjėherė nė Shqipėri dhe tė japė sqarimet lidhur me kėtė
ngjarje. Sipas njoftimit pėr shtyp tė ministrisė, dalė dje
pas kėrkesave tė gazetarėve, gjatė ditės sė dielė,
ambasadori i RSH-sė nė Uashington, i ndodhur para disa ditėsh
nė Tiranė pėr njė aktivitet ndėrkombėtar, ka qenė duke
u kthyer nė Uashington. Pėr kėtė arsye nuk ka qenė e
mundur tė vendoset ndonjė kontakt telefonik deri nė mbrėmje.
Ministria, nisur nga rėndėsia e figurės sė njė ambasadori
dhe nė mėnyrė mė specifike, duke trajtuar me shumė pėrgjegjėsi
ēėshtjen nė fjalė, ka kėrkuar nga ambasadori tė jepen tė
gjitha shpjegimet e nevojshme, thuhet nė njoftim. Pėr kėtė
arsye dhe pėr tė pėrballuar situatėn, duke qenė njėkohėsisht
i shkėputur nga funksioni dhe aktiviteti qė ai kryen, ėshtė
kėrkuar kthimi i menjėhershėm nė Tiranė pėr tu
paraqitur nė ministri dhe pėr tė kryer tė gjitha veprimet
e nevojshme dhe pėr tė dhėnė shpjegimet individualisht nė
ministri e publikisht, konform rregullave nė fuqi. Ministria
ka vazhduar procesin e verifikimit tė tė gjitha ēėshtjeve
qė lidhen me veprimtarinė financiare tė ambasadės nė
Uashington dhe nė mėnyrė specifike ka nisur tė shqyrtojė
tė gjithė korrespondencėn lidhur me ēėshtjen nė fjalė.
Kjo veprimtari ėshtė tashmė programuar tė kontrollohet nga
Drejtoria e Kontrollit tė Brendshėm e MPJ-sė, e cila do tė
vihet nė veprim tė menjėhershėm, shprehen drejtuesit e
MPJ-sė. Burime nga MPJ-ja thanė se grupi i kontrollit tė
brendshėm tė MPJ-sė do tė niset menjėherė nė Uashington
pėr tė kontrolluar veprimtarinė financiare. Ministria,
duke qenė e angazhuar maksimalisht pėr ruajtjen e
integritetin e institucionit dhe stafit tė saj, dhe vazhdimin
normal tė aktivitetit tė ambasadės nė Uashington, i ka kėrkuar
ambasadorit veprim tė shpejtė e tė pėrgjegjshėm pėr ndriēimin
e ēėshtjes. Ministria e Punėve tė Jashtme do tė ndjekė kėtė
ēėshtje me shumė pėrgjegjėsi e seriozitet,
institucionalisht dhe bazuar nė ligjin e Shėrbimit me
Jashtė, thuhet nė njoftim.
Biseda e pėrgjuar
Revista Klan ka botuar dje bisedėn e shefit tė
diplomacisė sonė nė Uashington dhe kėtij biznesmeni privat
shqiptar, emri i tė cilit nuk bėhet i ditur. Por, gjithēka
pritet tė hetohet nga grupi i punės, nėse zėri nė kėtė
kasetė ėshtė vėrtetė i Tarifės dhe mė pas priten edhe
masat qė shteti ynė do tė marrė nėse kjo ėshtė e vėrtetė.
Nga kjo bisedė telefonike e pėrgjuar kuptohet se ambasadori
Tarifa i ka kėrkuar biznesmenit 4 500 dollarė pėr botimin e
njė libri qė i kishte mbetur pėrgjysmė nė Holandė. Ndėrsa
biznesmeni kishte njė firmė ndėrtimi po nė Uashington. Tė
dy, sipas bisedės sė regjistruar, kanė bėrė njė marrėveshje,
sipas tė cilės, ata kanė ēuar njė projekt nė Ministrinė
e Jashtme pėr tė miratuar njė fond pėr rikonstruksionin e
ambasadės shqiptare nė Uashington. Nga njėra anė,
ambasadori do tė merrte hua nga biznesmeni paratė qė i
duheshin pėr botimin e librit, ndėrsa biznesmeni do tė bėnte
punėn dhe do tė shpėrblehej edhe mė shumė nga sa i kishte
dhėnė ambasadorit hua, duke sajuar fatura tė paqena nga ana
e kreut tė ambasadės. Nga biseda e regjistruar duket se ata
kishin kohė qė e konsumonin kėtė ēėshtje, por duket se
kishte vonesė nė miratimin e fondit nga Ministria jonė e
Punėve tė Jashtme, prandaj edhe pazari nuk ka shkuar deri nė
fund. Nė bisedėn e zbardhur vihet re njė fjalor shumė fyes
nė adresė tė qeverisė dhe drejtuesve tė tjerė tė
shtetit nė pėrgjithėsi, pa pėrmendur emra konkretė. Nė
njė moment gjatė bisedės, duke iu referuar revistės Klan,
Tarifa thotė se ai jeton me 1 200 dollarė nė muaj dhe njė
shumė e tillė nuk dilte, ndėrkohė qė vetėm qiraja e
banesės sė djemve tė tij nė shkollė nė Holandė.
Ambasadori ankohet, nė kėtė bisedė pėr gjendjen e tij
ekonomike dhe thotė nė njė moment se nė qoftė se e bėra
kėtė gjė nuk e bėra as pėr emėr, as pėr titull qė e
mora kėtė punė (si ambasador). E mora thjesht qė tu jap
fėmijėve njė shkollė mė tė mirė dhe njė mundėsi.
Por gjithēka rreth kėsaj bisede do tė hetohet dhe do tė bėhet
e qartė, shumė shpejt nga grupi i punės, i ngritur pranė
Ministrisė sė Jashtme.
09/05/2005
|